Euronews raporton për zhvillimet në veri të vendit

Lajme

Euronews raporton për zhvillimet në veri të vendit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:35
Foto

Agjencia franceze e lajmeve “Euronews” ka shkruar për zbatimin e marrëveshjes për targat që u arrit në Bruksel.

Ky medium ka theksuar se nga dje ka filluar të hyjë në zbatim kjo marrëveshja duke theksuar se nga pikat kufitare në veri të Kosovës janë larguar barrikadat që ishin të vendosura për 13 ditë nga protestuesit serbë, duke shtuar se ishin larguar edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO mori të shtunën zonën pranë dy vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi pas një marrëveshjeje të arritur nga të dy vendet që synonte uljen e tensioneve të shkaktuar nga një mosmarrëveshje mbi targat e automjeteve”, shkruhet në artikullin e Euronews.

Në artikull tutje shkruhet se kjo marrëveshje u arrit nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duke shtuar se nga 20 shtatori këto zona ishin të bllokuara për qarkullimin e automjeteve, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat