PDK vazhdon aktivizimin e figurave të ‘vjetra’, ish nënkryetari i Bajram Rexhepit i del ‘krah’ Bedri Hamzës

Lajme

PDK vazhdon aktivizimin e figurave të ‘vjetra’, ish nënkryetari i Bajram Rexhepit i del ‘krah’ Bedri Hamzës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:41
Bedri Hamza

PDK e Mitrovicës po vazhdon riaktivizimin e strukturave të 'vjetra' të partisë në garën për kryetar komune, ku i fundit që doli publikisht është Ismail Smakiqi, që ishte nënkryetar i Bajram Rexhepit gjatë qeverisjes 2007-2009, kur PDK-ja kishte marrë pushtetin komunal në Mitrovicë.

Në vazhdën e riaktivizimit të strukturave të vjetra, dje edhe Ylber Durmishi, ish drejtor komunal i Bajram Rexhepit ka dalë hapur në përkrahje të PDK-së.

Ndryshe, Ismail Smakiqi ka qenë Drejtor i Akademisë për Siguri Publike, që është faktikisht shkolla e policisë së Kosovës, e që ishte konsideruar pozicion mjaftë i ndjeshëm që të ushtrohej nga një person që vinte nga PDK-ja.

Image

Ismail Smakiqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat