Bllokohet në Serbi kamioni nga Kosova që eksportonte mall në Gjermani

Lajme

Bllokohet në Serbi kamioni nga Kosova që eksportonte mall në Gjermani

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.

Panaxha, përmes një postimi në facebook, ka treguar se pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

”Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur.

Menjëherë duhet të reagojnë institucionet e Kosovës!!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat