“Ne do të kthehemi prapë”/ Naim Miftari: Kjo është porosia e Policisë së Kosovës për serbët në veri

Lajme

“Ne do të kthehemi prapë”/ Naim Miftari: Kjo është porosia e Policisë së Kosovës për serbët në veri

Nga: N.Sh Më: 6 tetor 2021 Në ora: 22:12
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar fjalë të mëdha për Policinë e Kosovës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, Policinë e Kosovës i quan heronj.

Miftari ka treguar edhe një porosi që Policia e Kosovës iu la serbëve në veriun e Kosovës.

Ai ka shkuar shqip e serbisht këtë porosi, që thotë të bëhen qytetarë të ndershëm të Kosovës dhe të respektojnë ligjin, ose do të kthehen prapë në veri.

Postimi i plotë:

Heronjtë tanë të heshtur

Porosia e Policisë Speciale të Kosovës që ia lanë qytetarëve serbë në veriun e Kosovës;

‘Budite pošteni građani republike Kosove poštutej zakon ili vratičemo se opet mi.! Policija ??????????

Bëhuni qytetarë të ndershëm të Republikës së Kosovës, respektoni ligjin ose ne Policia do tē kthehemi prapë!

Edhe pse e kanë detyrë ta mbrojnë integritetin e shtetit të Kosovës, por prapë respekt Njësive Speciale të Kosovës dhe secilit polic veç e veç, si dhe zinxhirit të komandues, respekt edhe për Presidenten, Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat