Vuçiq flet pas takimit me Mitsotakis, tregon a do ta njohë Greqia, Kosovën

Lajme

Vuçiq flet pas takimit me Mitsotakis, tregon a do ta njohë Greqia, Kosovën

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 22:21
Aleksandër Vuçiq dhe Kyriakos Mitsotakis

Aleksandër Vuçiq theksoi se një prej takimeve të tij më me rëndësi në samitin e Bërdosë në Slloveni ishte ai me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas Presidentit serb, takimi ishte mjaft i frytshëm dhe Greqia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Pata shumë bisedime dhe me rëndësi është që fola me Kyriakos Mitsotakis. Greqia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të Serbisë”, tha Vuçiq.

Deklarata e tij hedh poshtë disa raportime që shoqëruan vizitën shumëditore të Albin Kurtit në Greqi gjatë muajve të verës. Sipas këtyre raportimeve, Greqia po bëhej gati që të njihte Pavarësinë e Kosovës.

Kurti tha se kishte lobuar për këtë në Athinë dhe ia kishte kërkuar Kryeministrit grek në takimin që pati në atë kohë me të. Greqia nga ana tjetër, publikisht tha se ishte biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe hapjen e një zyre ndërlidhjeje për sipërmërjet e dy vendeve, duke e anashkaluar çështjen e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat