Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit Nr.1 të marrëveshjes financiare për IPA 2017

Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit Nr.1 të marrëveshjes financiare për IPA 2017

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Në mbledhjen e 38-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, që ishte mbledhje korresponduese, u shqyrtua dhe u miratua Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton zyra e kryeministrit.

Qëllimi i këtij Projektligji është ratifikimi i “Amendamentit Nr.1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Amendamenti ka për qëllim rialokimin e 2.3 milionë eurove të pashpenzuara dhe kursimeve, në kuadër të Instrumentit të Përafrimit me Acquis të Bashkimit Evropian dhe mundësinë e kontraktimit të kësaj shume në kontratat ekzistuese brenda afatit kontraktual prej 3 viteve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat