“Kurir”: Shqiptarët kanë nis lobimin agresiv për pavarësi – po harxhojnë miliona në fushatë

Lajme

“Kurir”: Shqiptarët kanë nis lobimin agresiv për pavarësi – po harxhojnë miliona në fushatë

Nga: F.B Më: 8 tetor 2021 Në ora: 09:47
Flamuri i Kosovës

Pushteti në Kosovë synon mbështetjen e Amerikës për të marr njohje të reja, por edhe pranim në institucione ndërkombëtare, ndërsa disa kongresmen janë ankuar për fuqinë ushtarake të Serbisë.

Sipas vlerësimit jozyrtar për këtë qëllim janë ndarë miliona dollarë në vit për një grup lobimi rreth 50 mijë dollarë në muaj, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Me të mbaruar afati i moratoriumit njëvjeçar ku Prishtina obligohej mos të kërkoj anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në mënyrë ekspres u aktivizua lobi shqiptar para së gjithave ai në ShBA ku kanë mbështetjen më të madhe, ndonëse sipas njohësve të rrethanave, Prishtina edhe gjatë moratoriumit nuk ka ndalur lotimin, por tash shihet shtimi i aktiviteteve.

Para disa ditë një grup i anëtarëve të Kongresit së bashku me korpusin shqiptar kanë kërkuar nga presidenti amerikan Biden dhe sekretari Blinken të dyfishohet përpjekja amerikane për zgjidhjen e tensioneve mes Kosovës edhe Serbisë.

Kështu anëtarët e Kongresit Riç Tores, Xhim Hajms, Elisa Slotkin, Xho Kortni, Monder Xhouns, Kerolin Malouni dhe Xhems Mekgovern në letrën dërguar zyrtarëve amerikan u ndërlidhën në " tensionimin e  paradokohshëm dhe armiqësinë mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë” lidhur me tabelat dhe kërkuan që Kosova të marr njohje si shtet i pavarur.

Pati situatë shqetësuese që ishte rezultat i mobilizimit në kufi, që rrezikon stabilitetin e brishtë në regjionin e Ballkanit, duke marr parasysh forcën jo-proporcionale ushtarake, andaj ftojmë ShBA që të sigurojë që aleati ynë Kosova të marr trajtimin e shtetit të plotë të pavarur dhe njohje të reja” thuhet në letër-dokumentin dërguar Biden duke shtuar se "tensionet u ngritën kur aeroplanët serb fluturuan në afërsi të kufirit mes Kosovës edhe Serbisë".

Për këtë mbështetje të anëtarëve të Kongresit, por edhe ate prap perdeve, Prishtina ka ndarë shumë të madhe të mjeteve, që jo-zyrtarisht thuhet se vetëm për një grup lotues ndahen rreth 52 mijë dollarë në muaj, ndërsa shuma e përgjithshme arrin disa milionë dollarë.

Sipas kryetarit të Shoqërisë lobuese të Serbisë Nenad Vukoviç është shtuar dukshëm angazhimi i diasporës shqiptare në kohët e fundit dhe atë nga Liga shqiptaro-amerikane dhe ajo qytetare amerikane.

Këto janë aktivitete serioze, që shihet nga letra e anëtarëve të Kongresit, ku flitet për forcën jo të njëjtë ushtarake dhe dominimin e Serbisë. I shihet e madhe shtetit sovran që ka lëviz forcat e veta në territorin e vetë! Ndonëse në grupin e anëtarëve të Kongresit pro-shqiptar ka konflikt mes atyre që janë për zgjidhje të qetë edhe ata për zgjidhje radikale, por të gjithë besojnë se kjo çështje zgjidhet në mandatin e parë të Biden”, tha Vukoviç.

Shqiptarët për këtë qëllim shfrytëzojnë hapur mjete, sikurse edhe nga fondet e zeza dhe nga kompanitë e ndryshme.

Për çfarë shuma bëhet fjalë , vetëm mund të krahasohet  bie fjala në margjina të mbledhjes së OKB-së presidenti malazez ka ofruar 15 milionë dollarë për të takuar Biden edhe nuk ia ka dal”, tha Vukoviç.

Sipas analistit Dragomir Angjelkoviç shqiptarët vazhdojnë të lobojnë dhe shpresojnë e mbështetën në presidentin Biden.

Bëhet fjalë për lotues të vjetër që tek presidenti Biden mund të shfrytëzojnë rastin më shumë se gjatë kohës së Trampit, ku i kishin dyert e mbyllura, por besoj se ndonëse ShBA i mbështet, ka kaluar koha e mbështetjes agresive. Rusia e Kina janë në anën tonë dhe nuk besojë se Amerikës i përgjigjet kundërshtimi në këtë kuptim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat