Shpend Ahmeti me një njoftim të rëndësishëm për ata që kaluan COVID-19

Lajme

Shpend Ahmeti me një njoftim të rëndësishëm për ata që kaluan COVID-19

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:20
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka filluar dhënia e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë me Covid-19.

Ahmeti ka shpërndarë në Facebook njoftimin në të cilin bëhet e ditur se vërtetimi vlen vetëm për personat që kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19 në 180 ditët e fundit para publikimit të njoftimit. 

Po ashtu, aty bëhet e ditur se Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi nëse emri i të infektuarve me Covid-19 nuk figuron në listën zyrtare të dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Me vendim të Nënkryetarit të Prishtinës, z. Muhedin Nushi, kemi filluar dhënien e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID–19.

Për detajet, shihni njoftimin si më poshtë:

#prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat