​Nga 14 deri 24 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

Lajme

​Nga 14 deri 24 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 14 deri më 24 tetor 2021, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Fushata zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Kosovës.

Kjo fushatë e mbështetur nga BE-ja, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra.

Procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat