Kosova vendosi masa mbrojtëse antidumping ndaj kompanive serbe, vjen reagimi i parë nga Serbia – paralajmërohet kjo gjë

Lajme

Kosova vendosi masa mbrojtëse antidumping ndaj kompanive serbe, vjen reagimi i parë nga Serbia – paralajmërohet kjo gjë

Nga: A.M Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:52
Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se Prishtina, duke futur disa masa anti-dumping, po minon drejtpërdrejt çdo potencial për bashkëpunim rajonal dhe mbyllet për çdo iniciativë të tillë të mishëruar në idenë e "Ballkani i hapur", transmeton Tanjug, përcjell "Bota sot"

“Synimi i Prishtinës për të kufizuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve për qëllime të njëhershme politike është më se i qartë. Duke futur disa masa anti-damping, Prishtina po përpiqet të shkaktojë paqëndrueshmëri të re dhe të rrisë tensionet në terren. Si rregull, në çdo përfundim të fushatës parazgjedhore, Prishtina kërkon masa që drejtohen kundër serbëve dhe Beogradit zyrtar, dhe kjo masë nuk ndryshon në këtë aspekt. Është e qartë se Prishtina po kërkon një arsye për krizën dhe problemet në terren", tha Petkoviç.

Ai kujtoi se vendosja e një takse 100 për qind për mallrat nga Serbia filloi me vendosjen e një takse mbi materialet e ndërtimit.

"Megjithatë, kjo nuk është mënyra që Prishtina të mbulojë rezultatet katastrofike në ekonomi, si dhe problemet në menaxhimin e pandemisë koronavirus," vuri në dukje drejtori i Zyrës për Kosovë.

Kosova ka vendosur sot masa mbrojtëse anti-damping ndaj disa kompanive serbe, të cilat bëjnë importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë, si dhe importin e bllokave.

Kjo u njoftua nga ministrja Rozeta Hajdari dhe ajo shtoi se këto masa janë për mbrojtjen e industrisë dhe tregtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat