Vuçiq  thërret serbët në Kosovë që në numër sa më të madh të dalin në zgjedhje

Lajme

Vuçiq  thërret serbët në Kosovë që në numër sa më të madh të dalin në zgjedhje

Nga: F. B Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:30
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në numër sa më të madh të dalin në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

"Porosia ime për serbët është që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhje dhe të luftojnë për drejtat e veta dhe vendit të vetë”, tha ai pas mbledhjes së SNS-së.

Ai porositi serbët në Kosovë se duhet të mbeten në vatrat e veta.

Duhet të iu kundërvihemi dhunës së tyre, ata mendojnë se me këto masa të i bëjnë dëm Serbisë. Por me atë vetëm tregojnë nervozë për atë që ka ndodhur në Jarinje e Bernjak dhe që u detyruan të tërhiqen nga kalimet”, tha Vuçiq.

Nëse mendoni se duhet të presim keqardhje nga dikush në perëndim lidhur me atë çështje, kjo nuk do të ndodh.

Vuçiq theksoi se serbët duhet të jenë të përfaqësuar në institucione dhe të mund të reagojnë në mënyrë efikase.

Sipas tij, masa më e re e Prishtinës është vetëm një akt në seri, ku ata duan të përsëritin taksat.

"Mendojnë se do të na dëmtojnë ekonomikisht, mendojnë se jemi shumë të vegjël, e në krahasim me shumë jemi shumë të mëdhenj", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat