Shoqata e Malazezëve të Kosovës bojkoton zgjedhjet e 17 tetorit

Lajme

Shoqata e Malazezëve të Kosovës bojkoton zgjedhjet e 17 tetorit

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 14:17
Slobodan Vujiçiq

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, njofton se kjo shoqatë do t’i bojkotojë plotësisht zgjedhjet lokale të Kosovës që do të mbahen më 17 tetor.

Siç bëjnë të ditur me anë të një njoftimi për media, ky vendim erdhi nga fakti se siç thanë, në komunat me shumicë serbe ku jetojnë numri më i madh i familjeve malazeze, ekziston njëzëshmëri dhe paligjshmëri e imponuar nga Beogradi zyrtar.

Në një atmosferë të tillë dhune, frike dhe rezultatesh të paracaktuara, nuk ka as një minimum kushtesh për ruajtjen e konkurrencës demokratike dhe të ndershme”.

“Shoqata kurrë nuk do t’i japë legjitimitet zgjedhjeve të tilla, por ne do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer dinjitetin dhe lirinë e popullsisë ortodokse në këtë zonë përmes institucioneve të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat