“Arrestimi ndodhi pas paralajmërimeve të amerikanëve”/Haziri: Njerëz të fuqishëm nga politika, të lidhur me grupin radikal islamik

Lajme

“Arrestimi ndodhi pas paralajmërimeve të amerikanëve”/Haziri: Njerëz të fuqishëm nga politika, të lidhur me grupin radikal islamik

Nga: M.L. Më: 10 tetor 2021 Në ora: 20:47
Nexhat Haziri

Publicisti dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Asamblenë Komunale të Obiliqit, Nexhat Haziri, ka traguar pas arrestimit të pesë personave nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste në Kosovë.

Sipas Hazirit arrestimi i grupit radikal ndodhi pas paralajmërimit të amerikanëve të cilët për 6 muaj e kishin vënë nën vëshgim këtë grup terrorist.

E sipas tij, një hetim profesional do t`i bënte të njohura lidhjet e këtij grupi me politikën në Kosovë,

“Arrestimi i grupit radikal islamik që planifikonte sulme terroriste në Kosovë, u bë i mundur vetëm pas parlajmërimeve të amerikanëve të cilët për 6 muaj e kishin vënë nën vëshgim këtë grup terorist. Një hetim profesional dhe i pavarur do t'i bënte të njohura lidhjet e këtij grupi me politikën dhe njerëzit e fuqishëm në institucionet e vendit. (n.h)”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat