Isa Mustafa përsëri për Asociacionin: E kam të qartë se disa paguhen për të gënjyer

Lajme

Isa Mustafa përsëri për Asociacionin: E kam të qartë se disa paguhen për të gënjyer

Nga: M.L. Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:59
Isa Mustafa

Një postim që e bëri ditën e djeshme ish kreu i LDK-së Isa Mustafa, lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Ai tha se është i shtrënguar të reagojë ndaj atyre që sipas tij dezinformojnë opinionin lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asocacionit.

Sipas Mustafës, në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), ai nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës.

Prandaj, sipas tij dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ia përshkruajnë atij Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.

Ndër komentet që Mustafa ka marr në postimin e tij, është edhe ai i një qytetari që i thotë se ka analistë që paguhen për të dezinformuar, linçuar dhe shpifur për liderë të caktuar.

E këtij komenti i është përgjigjur Mustafa duke thënë se është i vetëdijshëm për këtë gjë.

I nderuari Ragip, e kam të qartë se disa paguhen për të gënjyer e disa gënjejnë sepse s'kanë edukatë”, shkroi Mustafa në komentin e tij.

Image
Komenti i Mustafës në Facebook

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat