Babai i të arrestuarit për terrorizëm: Ai fenë e mban si çdokush tjetër, e din Zoti që djali ka qenë në rregull

Lajme

Babai i të arrestuarit për terrorizëm: Ai fenë e mban si çdokush tjetër, e din Zoti që djali ka qenë në rregull

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës të dielën arrestoi pesë persona që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë.

Një prej të arrestuarve është Ardian Gjuraj nga Peja.

Radio Evropa e Lirë ka arritur që të bisedojë me babin e Ardianit, Kujtim Qerkini i cili ka mohuar se djali i tij të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprim apo planifikim të veprave terroriste.

“Absolutisht asgjë të vërtetë nuk ka aty”, thotë Qerkini i cili jeton në Gjermani.

Qerkini u shpreh se nuk i njeh asnjë nga personat e tjerë të arrestuar në aksionin, në të cilin u arrestua djali i tij më 10 tetor.

Qerkini thotë se ka qenë i kënaqur me djalin e tij për të cilin thotë se ka praktikuar fenë si çdo mysliman tjetër.

Ai fenë e mban si çdokush tjetër. Punon, vjen në shtëpi dhe asgjë nuk ka diçka që mund të them. E dinë Zoti, djali ka qenë shumë në rregull, duke punuar dhe duke u bërë prind”, thotë Qerkini.

Ai ka mohuar në mënyrë kategorike se djali i tij kishte qenë mbështetës i ndonjë grupi ekstremist.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës u tha se gjatë bastisjeve u gjet një dron në njërën nga shtëpitë e të dyshuarave, por Kujtim Qerkini thotë se atë dron e kishte blerë vitin e kaluar në Gjermani për të bërë fotografi në ahengje familjare.

E ky dron, sipas tij u gjet në shtëpinë e tij në qytetin e Pejës gjatë bastisjeve që kreu Policia e Kosovës.

“Unë e kam blerë një dron të vogël 80 euro për të bërë fotografi në Gjermani para një viti. Kam qenë verës (në Kosovë) vajzën e kam martuar dhe e kam marr atje të bëjë fotografi dhe në gazeta shkruan se kanë gjetur dron dhe ta shohësh atë dron është sa grushti. Ai është lodër. Çfarë të them më shumë”, thotë Qerkini.

Qerkini thotë se në shtëpinë e tij në Pejë nuk është konfiskuar asgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat