Radikalët serbë: Kosovës autonomi maksimale sipas rezolutës 1244

Lajme

Radikalët serbë: Kosovës autonomi maksimale sipas rezolutës 1244

Nga: F.B Më: 12 tetor 2021 Në ora: 08:40
Aleksandar Sheshel

Radikalët serbë mendojnë se pozicioni i Serbisë duhet të jetë autonomi maksimale pët shqiptarët e Kosovës në kuadër të rezolutës 1244, përderisa ruajtja e kufijve shtetëror dhe anëtarësimi në OKB nën autoritetin e Beogradit, ka thënë zëvendës-kryetari i radikalëve, Aleksandar Sheshel në intervistë për “Politika”.

Ai shtoi se Prishtina nuk bënë asnjë hap pa pajtimin e perëndimit dhe mbështetjen e tyre, transmeton “Bota sot”.

Ata e mbështesin dhe mund ta urdhërojnë të ndal aksionet në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, por ata nuk duan dhe dërgojnë porosi hipokrite për qetësim të dy palëve. Incidenti ndodhi për shkak aktivitetit të njërës palë – asaj shqiptare, që qëllim kryesor e kanë se serbët nuk kanë vend as kthim në Kosovë dhe në këtë kanë mbështetje të perëndimit”, tha Sheshel.

Në pyetjen çfarë zgjidhje ofrojnë radikalët për Kosovën, Sheshel tha “Serbia duhet insistojë në bisedime në KS të OKB-së, procesi i Brukselit u dëshmua i pafrytshëm dhe BE pa autoritet. Këtë e dëshmuan ngjarjet e fundit, prandaj Serbia Serbisë duhet të jetë autonomi maksimale për shqiptarët e Kosovës në kuadër të rezolutës 1244, që do nënkuptonte flamurin, stemën himnin , valutën, qeverinë, presidentin, tatimin, dhe pjesëmarrjen në aktivitete kulturore e sportive. Komunat me shumicë serbe në sistemin serb, përderisa ruajtja e kufijve shtetëror dhe anëtarësimi në OKB nën autoritetin e Beogradit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat