Vuçiq në panairin e armëve: “Dihet botërisht se Serbia promovon paqen dhe stabilitetin”

Lajme

Vuçiq në panairin e armëve: “Dihet botërisht se Serbia promovon paqen dhe stabilitetin”

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:14
Aleksander Vuçiq

Panairi Ndërkombëtar i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake 2021 u hap zyrtarisht sot në në Beograd në prani të presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj dhe të zhvillojë më tej industrinë mbrojtëse, raporton Tanjug.

Vuçiq gjithashtu theksoi se “dihet botërisht se Serbia promovon paqen dhe stabilitetin”

Në ceremoninë e hapjes, ai prezantoi automjetin e ri luftarak shumëfunksional “Lazanski”, i cili u emërua sipas ambasadorit serb të ndjerë së fundmi në Moskë, gazetarit dhe analistit ushtarak, Miroslav Lazanski.

“Në botën e interesave, nuk ka bamirësi për të dobëtit, por respekt për të fortët, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të zhvillohet industria e mbrojtjes”, tha mes tjerash kreu i shtetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat