Rakiq: Investimet që po i bën Qeveria e Kosovës për blerjen e armatimit, janë humbje parash

Lajme

Rakiq: Investimet që po i bën Qeveria e Kosovës për blerjen e armatimit, janë humbje parash

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 13:02
Goran Rakiq

Ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, është shprehur se investimet që po bëhen nga qeveria për blerjen e armatimit janë humbje parash.

Personalisht jam kundër militarizimi. Është humbje e panevojshme e parave dhe rritje e tensionit mes qytetarëve serbë. Nëse duam ndërtim të së ardhmes në paqe dhe mirëqenie, atëherë investimet e Prishtinës në armë janë humbje parash”.

Rakiq në një intervistë për Novosti, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, që sipas tij duhet themeluar.

“Çështja e formimit të asociacionit është çështje e të gjitha çështjeve. Koha ka treguar që pa një ombrellë institucionale të qytetarëve serbë – AKS-në – “Kutia e Pandorës” është e hapur dhe që institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitetin dhe as vullnetin politik për t’u përballë me problemet e serbëve”.

“Në fund, çështja e formimit të asociacionit është çështje e kredibilitetit të Bashkimit Evropian, që ka garantuar nënshkrimin e marrëveshjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat