Hapet dosja/ Këta janë dy shqiptarët që vranë malazezin në Ulqin për hakmarrje

Lajme

Hapet dosja/ Këta janë dy shqiptarët që vranë malazezin në Ulqin për hakmarrje

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Malit te Zi pasi dyshohen si personat që kanë kryer një vrasje më 4 korrik të këtij viti në Ulqin. Vincenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç janë të dyshuarit kryesorë të vrasjes së malazezit nga Ulqini Momçillo Gjurishić (Momčilo Djurišić).

Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviq në konferencën për media u shpreh se: “Zyrtarët e sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptarë Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin".

Boshkoviq ka shtuar se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre” tha ai.

Sipas së përditshmes “Vijesti” në Mal të Zi dyshohet se këta persona kanë kryer vrasje me qellim gjakmarrjen. Për çka shefi i policisë kriminale Boshkoviq është shprehur se “Kemi dyshime që mund të jetë kryer për hakmarrje por nuk kemi fakte konkrete”. Ai gjithashtu ka theksuar se në bazë të të dhënave dy shqiptarët në territorin e Malit te Zi janë futur ilegalisht dhe se po të njëjten ditë që është kryer vrasja janë larguar në drejtim të Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar Sukobine-Muriqan.

Boshkoviq në konferencën për shtyp ka thënë se të gjitha të dhënat e grumbulluara kanë kryer në bashkepunim me koleget nga Shqiperia. Vrasja e 68 vjeçarit Momçillo Gjurishiq dyshohet se ka ardhur si pasoje e vrasjes se kryer ne mars te 2017 kur djali i tij Savo Gjurishiq vrau me arme zjarri shtetasin nga Kosova Beqë Likaj 53 vjeç. Momçillo Gjurishiq eshte gjetur i vdekur ne lokalin e tij ne Ulqin pasditen e 4 korrikut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat