Mediat serbe: Haradinajn në Francë e liroi gruaja e Tony Blair

Lajme

Mediat serbe: Haradinajn në Francë e liroi gruaja e Tony Blair

Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:17
Ramush Haradinaj, Colmar, Francë

Mediat serbe kanë shkruar sot për lirimin e Ramush Haradinaj nga Gjykata e Apelit në Colmar, ndërkohë që kanë hedhur edhe një teori të re për lirimin e tij.

E përditshmja më e madhe serbe, “Politika”, sot sjell lajmin i cili sipas kësaj gazetë është i hulumtuar mirë, se për lirimin e Haradinajt nga Franca është përkujdesur gruaja e ish-Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, Chery Blair.

Sipas medias, zonja Blair, ka një ndikim të madh te bashkëshorti i saj dhe se zyra e saj “Matriks Chambers” është një nga më të njohurat në botë.

Artikulli mbi lirimin e Haradinajt është pasqyruar edhe në disa të media të tjera serbe.

“Cherir Booth, gruaja e Tony Blairit, pagoi të paktën 360 mijë euro që procesi i lirimit të Haradinajt nga drejtësia franceze të kryhet me sukses”, shkruhet në artikullin e “Kurir”, që citon burime të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat