Dalin për të bërë selfie në lumin Valbonë... çiftit nga Kosova i ndodh gjëma!

Lajme

Dalin për të bërë selfie në lumin Valbonë... çiftit nga Kosova i ndodh gjëma!

Më: 14 maj 2017 Në ora: 22:02
Lumi Valbonë

Media zbardh të vërtetën e automjetit që u gjet i zhytur në lumin Valbonë ditën e djeshme dhe u raportua në media.

Në raportimet e mëparshme pati një sërë variantesh për arsyet e rënies të supermakinës Audi RS 7, por asnjëra prej tyre nuk qëndron. Vajza për të cilën u raportua se e kishte hedhur me qëllim makinën e saj në lumë, në fakt nuk e ka bërë diçka të tillë që të përfitonte nga siguracionet dhe garancia e automjetit luksoz.

Media kontaktoi me autoritetet policore dhe u informua për shkakun që solli rënien e makinës në lumin Valbonë.

Makina është në pronësi të një çifti me origjinë nga Kosova, të cilët jetonin në Zvicër. Burrë e grua kishin ardhur për pushime në Shqipëri dhe në një moment kanë ndaluar pranë rrjedhës së lumit Valbonë për të bërë një foto selfie.

Çifti është larguar nga automjeti dhe padashur ka harruar ta  sigurojë makinën duke e lënë në afolje. Në kushtet e terrenit të papërshtatshëm, automjetin e ka marrë inercia dhe ka përfunduar në Valbonë.

Kësisoj, makina mijëra euroshe u shkatërrua aksidentalisht... për një selfie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat