Vuqiqi me Putinin diskutojnë për "kërcënimet" e shqiptarëve

Lajme

Vuqiqi me Putinin diskutojnë për "kërcënimet" e shqiptarëve

Nga: Ahmet Pllana Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:22
Aleksandër Vuqiq dhe Vlladimir Putin

Mediat serbe kanë shkruar se në takimin mes kryeministrit serb Vuqiq, dhe atij rus. Putin, temë diskutimi kanë qenë edhe deklaratat e liderëve shqiptarë.

Sipas mediave serbe, tendenca për t’u formuar “Shqipëria e madhe” ka qenë temë e bisedës e kryeministrit serb Aleksandër Vuqiqit dhe presidentit rus Vlladimir Putinit, shkruan “Novosti”. Ata të dy biseduan në Pekin për situatën politike në rajon.

Gazeta shkruan se duke u thirrur në burime jokompotente, bëjnë të ditur se Putini dhe Vuqiqi në darkën solemne që e ka organizuar i pari i Kinës, Si Xhinping, kanë shqyrtuar deklaratat e shpeshta të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Ballkan dhe bashkërisht kanë shprehur shqetësimet e tyre, me kualifikimin se retorikat e tilla paraqesin potencial për konflikt.

Delegacioni i Serbisë, të cilin në kryeqytetin e Kinës e udhëheq kryeministri Vuqiq, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Brezi dhe rruga, bashkëpunimi ndërkombëtar”, ndërsa në Kinë janë nënshkruar shumë marrëveshje të rëndësishme, përcjellë "Bota sot". 

Kryeministri Vuqiq ka patur shumë takime me shefat e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat