Lirohet Vahide Badivuku, ish-prokurorja e akuzuar për ryshfet

Lajme

Lirohet Vahide Badivuku, ish-prokurorja e akuzuar për ryshfet

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:26
Ish-prokurorja,Vahide Badivuku

Ish-prokurorja,Vahide Badivuku, e cila ndodhej në vuajtje të dënimit për shkak të veprës penale marrje e ryshfetit, është liruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ky vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka ardhur 12 ditë pasi që Gjykata Supreme e Kosovës e ktheu në rigjykim në Gjykatën e Apelit rastin e saj.

Lajmin për lirimin e Badivukut, e ka konfirmuar  zyra për informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se sot me dt.15.05.2017, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për lirimin e të dënuarës V.B, pasi që Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për të dënuarën dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat