Polici grushton qytetarin e arrestuar

Lajme

Polici grushton qytetarin e arrestuar

Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:37
Pamje nga video

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka grushtuar një qytetar pasi ky i fundit është arrestuar, në perfieri të Prishtinës.

Në një video të dërguar në kallxo.com.shihet se si një pjesëtar i Policisë së Kosovës godet një qytetar i cili ndodhet në makinën e policisë.

Në videon e dërguar thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”.

Në videon e dërguar shihet se përpos personit që goditet nga polici, i arrestuar dhe i prangosur është edhe një qytetarë tjetër ndërsa në momentin kur qytetari goditet nga polici, të pranishëm në vendngjarje janë edhe disa policë të tjerë që nuk ndërhyjnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat