Milaim Zeka publikon fotografi të Hashim Thaçit me Lutfi Hazirin

Lajme

Milaim Zeka publikon fotografi të Hashim Thaçit me Lutfi Hazirin

Nga: Bota sot Më: 15 maj 2017 Në ora: 22:18
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Gjilanit, Lufi Haziri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Gjilanit, Lufi Haziri janë parë bashkë në një lokal.

Fotografinë në të cilën shihen bashkë e ka postuar gazetari Milaim Zeka në Facebook, duke shkruar se Haziri është duke marrë bekimin e Hashim Thaçit për t’u bërë kryeministër.

Sipas Zekës, ata e kanë shndërruar Kosovën në një perrshesh, që as qeni i uritur nuk e han.

Ai këtë fotografi e quan sa 1000 fjalë, gjersa thotë se LDK-ja përsëri do të jetë me PDK-në

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka pamundësuar çdo koalicon të mundshëm në mes saj dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit drejtuar Qeverisë Mustafa.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

LDK-ja prap me PDK ne
Hashim Thaçi me Lutfi Hazirin

Nje foto sa 1000 fjale. Nga kjo foto qe me erdhi, Lutfi Haziri shihet duke marre bekimin i Hashim Thaçit, per kryeminister...
Ece e besoju atyre qe bashkarisht e kane shenderruar Kosoven ne nje perrshesh, qe as qeni i uritur nuk e han!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat