Oliver Ivanoviq: Ndikimi serb në Kosovë do të bie

Lajme

Oliver Ivanoviq: Ndikimi serb në Kosovë do të bie

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 10:01
Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, deklaroi se pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ndikimi serb do të jetë më i vogël, dhe që “nuk jam i sigurt” nëse në Listën Serbe do të ketë kandidatë me kredibilitet që do të mund të ndikojë në fuqizimin e rolit të Serbisë në Kosovë.

“Për një rol aktiv dhe serioz të Serbisë në Kosovë, duhet që anëtarët e Listës Serbe të kenë kredibilitet aq të madh sa të kenë ndikim te shqiptarët dhe te ndërkombëtarët dhe, kuptohet, të kenë respekt te bashkësia serbe në Kosovë. Se a kemi njerëz të tillë, unë dyshoj”, deklaroi Oliver Ivanoviq për mediat serbe.

Tutje, Ivanoviq deklaroi se ka pritur një rezultat më të madh të koalicionit PAN, por me një rezultat të tillë nuk mund të formohet qeveri stabël, përveç nëse në koalicion paszgjedhor hyn LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat