Vjosa Osmani në telashe me faqe të rreme në Facebook

Lajme

Vjosa Osmani në telashe me faqe të rreme në Facebook

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 10:16
Vjosa Osmani

Derisa lajmet e rreme dhe keqpërdorimet e faqeve në rrjetet sociale për personat publik është shndërruar në një problem global, me një situatë të ngjashme është përballur edhe kandidatja e LDK-AAK-Alternativa, Vjosa Osmani.

Dikush, në emër të saj ka hapur një faqe në Facebook dhe ka bërë thirrje për protestë para zyrës së LDK-së.

Përmes një statusi në Facebook, Vjosa Osmani ka sqaruar se kjo faqe është e rreme dhe se emri i saj po keqpërdoret aty.

Ky është statusi i plotë i Osmanit:

Njoftim

Nje faqe e paautorizuar eshte hapur nga keqperdorues me emrin "'Vjosa Osmani 'Kryetare e LDK'" e cila po bene thirrje per protesta para zyres se LDK-se. Ju njoftoj se kjo faqe as nuk mirembahet nga une dhe po e keqperdore emrin tim. Ju ftoj ta raportoni kete faqe per shkak te keqperdorimit te emrit tim dhe i ftoj anetaret e LDK-se qe mos te bien pre e keqperdorimeve te tilla. E vetmja faqe zyrtare ku postimet autorizohen nga une eshte kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat