Forcat e NATO-s në Luginën e Preshevës, stërvitje me ushtritë rajonale multietnike

Lajme

Forcat e NATO-s në Luginën e Preshevës, stërvitje me ushtritë rajonale multietnike

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Forcat e NATO-s kanë nisur sot stërvitje ushtarake “Platinum Wolf 17”, në bazën “Jug” të Bujanocit, në Luginën e Preshevës.

Stërvitja do të zgjasë 12 ditë dhe në të marrin pjesë 450 ushtarë nga nëntë vende të ndyshme të botës kryesisht nga Ballkani si Amerika, Britania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia, shkruan “Presheva Jonë”.

Komandanti i Brigadës së Katërt të Ushtrisë së Serbisë Kolonel Sllobodan Stopa, i cili është gjithashtu oficer për planifikimin dhe ushtrimin, tha se stërvitja është një mundësi e madhe për marrjen dhe ndarjen e përvojave të reja nga anëtarë të ushtrisë së vendeve partnere, duke u zhvilluar në një mjedis shumëkombësh.

Stërvitja ka për qëllim të rrisë ndërveprimin dhe të kuptuarit e pjesëtarëve të Armatës së vendeve partnere në nivel taktik në rrjedhën e operacioneve të mbështetjes së paqes në një mjedis shumëkombësh.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Djordjevic dhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” kanë përshëndetur 80 anëtarë të Gardës Kombëtare Ohio, e cila ka kontingjentin më të madh të forcave të armatosura të huaj për të marrë pjesë në këto ushtrime në Bujanoc.

Ushtrimi ka për qëllim të rrisë ndërveprimin dhe të kuptuarit e pjesëtarëve të Armatës së vendeve partnere në nivel taktik në rrjedhën e operacioneve të mbështetjes së paqes në një mjedis shumëkombësh. Stërvitja do të zhvillohet nga 12 deri në 23 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat