Rakiq: Apostolova t’i bëjë publike marrëveshjet për veriun

Lajme

Rakiq: Apostolova t’i bëjë publike marrëveshjet për veriun

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 12:09
Goran Rakiq

Goran Rakiq i ka bërë thirrje përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova që ta bëjë publik dokumentacionin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës dhe ndërtimin e ndërtesës së Universitetit.

“Procedura komplete e tenderit, financat dhe projekti ka kaluar nëpërmes zyrës së Apostolovës, prandaj dëshirojmë që ato marrëveshje të bëhen publike, sepse nuk duam që të bëhemi pjesëmarrës në hapat e gabuar të Apostolovës për të cilët jam i sigurt se nuk e ka mbështetjen e Brukselit zyrtar”, ka thënë Rakiq në një deklaratë për media.

 Ditë më parë, zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se pezullon ndihmën financiare për projektet në veri për shkak se nuk ka gjetur mbështetje tek autoritetet e komunës veriore në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat