Përplaset për një veturë, pasagjeri i motorit fluturon në ajër

Lajme

Përplaset për një veturë, pasagjeri i motorit fluturon në ajër

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:19
Pamje nga aksidenti

Ky është momenti tronditës kur një pasagjer motori fluturon në ajër, teksa mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur prapa një makine në një autostradë.

Pamjet dramatike tregojnë se si pasagjeri fluturon mbi makinë për tu përplasur më pas në asfalt në anën tjetër.

Përplasja e tmerrshme ndodhi në autostradën Seletar në Singapor.

Regjistrimi i videos tregon motorin që tenton të parakalojë një makinë tjetër që ecën me ngadalë.

Pasagjeri është përplasur rreth 20 metra më tej në autostradë.

Thuhet se ai së bashku me drejtuesin kanë përfunduar në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat