Vret gruan se nuk pushonte së qeshuri me të

Lajme

Vret gruan se nuk pushonte së qeshuri me të

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 21:59
Kristy Manzanares

Një burrë akuzohet se ka vrarë të shoqen sepse, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, “nuk pushonte së qeshuri me të”.

Sipas “BBC” ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kroçere në shtetin amerikan të Alaskës.

Kenneth Manzanares akuzohet se ka vrarë të shoqen 39-vjeçare, trupi i së cilës u gjet me plagë në kokë në kabinën e tyre. Ai u arrestua pasi agjentët e kapën teksa ishte me gjak në duar dhe rroba.

Media amerikane e ka identifikuar gruan si Kristy Manzanares, nga Utahu në SHBA.

Sipas dokumentave të paraqitura në gjykatë, dëshmitarët që hynë në kabinën e çiftit para agjentëve të sigurisë kanë thënë se e kanë parë 39-vjeçarin duke tërhequr trupin e viktimës drejt ballkonit.

Dëshmitarët më pas e kapën gruan nga kyçet dhe e tërhoqën sërish brenda.

Kur e pyetën se çfarë kishte ndodhur, i dyshuari raportohet të jetë përgjigjur se ajo “nuk pushonte së qeshuri me mua”.

Ndërsa gjatë kontrollit të agjentëve të FBI-së në kabinë, ai raportohet të ketë thënë se “jeta ime mori fund”.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e të Martës në Kroçerën Emerald Princess, e cila u largua nga porti i Seattles të dielën me 3400 pasagjerë për një udhëtim një javor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat