Historiani serb: Kosovën tashmë e kemi humbur!

Lajme

Historiani serb: Kosovën tashmë e kemi humbur!

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 14:24
Cedomir Antiq

Realitetin se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, serbët kohëve të fundit kanë nisur ta pranojnë edhe publikisht.

Së fundi historiani, Cedomir Antiq ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitin 2011.

Sipas tij, fajtor për këtë ka qenë kriza ekonomike ndërkomëbtare në periudhën 2009-2011 dhe presioni nga jashtë.

“Serbia ka pasur disa argumente për të arritur një kompromis historik me shqiptarët, por i kemi humbur ato argumente, për shkak të politika të paqarta dhe mungesës së interesimit për tu marrë me këtë çështje”, ka thënë Antiq për median serbe.

“Ne e kemi pranuar se serbët nuk janë pakica kombëtare dhe të kenë të drejta në Kosovë,. Serbët kanë bashkësinë e komunave e cila nuk ka kompetenca”, ka thënë historiani serb.

Sipas tij, zgjidhja e problemeve mes dy vendeve do të bëhej vetëm me kompromis historik.

“Vija e kuqe për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje dhe kompromis historik”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Pyes veten se çfarë kemi lënë pas marrëveshjeve të Brukselit. Pjesa tjetër e pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare veç dihet”, u shpreh Antiq.

Sipas historianit serb, Kosova nuk do të mund të rikthehet më në gjirin e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat