Të mjerët ne, që po shkelim në tokën e larë me gjakun e brezave!

Lajme

Të mjerët ne, që po shkelim në tokën e larë me gjakun e brezave!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 qershor 2018 Në ora: 16:45
Flamuri me Shqipërinë Natyrale

Modeli më i keq i qytetarëve të Kosovës është nëse ata marrin mësim, këshilla apo bëjnë atë që bëjnë deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Seancat e Kuvendit të Kosovës transmetohen direkt në televizionin publik, por edhe jashtë seancave, në qytet, rrugë apo kafene të ndryshme niveli i deputetëve ose marrja shembull e tyre është një model i keq për rinin e Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës, kemi deputet “tallava”, që shajnë e fyejnë edhe në emisione televizive apo direkt prej seancës së Kuvendit. Kemi deputet që gjuajnë me “taka” kundërshtarin e tyre partiak, që gjuajnë gaz lotsjellës, por kemi edhe debila deputet që rrahin policët e Kosovës, qytetarët apo këdo që ua prish “disponimin” e tyre.

Në vendet evropiane rinia entuziazmohen nga politikanët shembullor, kurse në Kosovë me i marr për model politikanët tanë, apo deputetët duhet me u bë kriminel, një vrasës serik, apo një gangster i frikshëm.

Deputetët e Kosovës, ka dhjetëra prej tyre që janë akuzuar për veprime kriminale, gjë që në vendet evropiane nuk mund të shohësh diçka të tillë.

E kjo është arsyeja kryesore që rinia jonë duhet të largohen prej tyre, mos të ndjekin këtë rrugë ku përfaqësuesit politik ofendojnë edhe nënat tona.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami thotë për gazetën “Bota sot” se, të zgjedhurit e popullit nuk duhet të jenë shumica milioner, e ky është një model që sipas tij, kur je në parlament je edhe hajn, e kështu thotë po tregon pasuria e tyre.

Image
Gazmend Islami

“Model i çoroditur që vërtet nuk të lenë shije me shikua asnjë nga seancat, duke filluar nga kryetari i Kuvendit që disa herë ka bërë skandale, duke fyer nënat, duke fyer me fjalë të nivelit të ultë, hiq më i mirë nuk është as zëvendësi i saj Xhavit Haliti, por edhe përfaqësimi në Kuvend nga deputetët të lenë shije të hidhur, duke mos dashur të hymë me emra por mund të themi se legjislatura e këtij Kuvendit është më e dobëta që ka pasur Kosova ndonjëherë”, thotë Gazmend Islami.

Edhe analisti politik Leon Duhanaj ka qëndrime të njëjta me Islamin.

Ai thotë se, nëse do t'i drejtoheshim secilit individualisht, me akuza, të merituara për lëshime të llojllojshme, lista do të ishte e gjatë dhe s'do të përfundonte asnjëherë. Kjo, qoftë ndaj deputetëve, kryeministra, ministra , president...etj.

“Vërtetë është shqetësues ky fakt. Është shqetësues sepse nuk e kemi bash asnjë segment të kësaj shoqërie me të cilin mund të mburremi. Jemi shoqëri konsumuese, pa vlera, pa kritere që për fat të keq, në pjesën më të madhe të kohës mendojmë me bark e jo me tru!”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Leon Duhanaj

Sipas tij, nuk ka se si të dalë nja kastë politikanësh punëtorë, patriot e mendjendritur nga një shoqëri e tillë.

“Kështu siç e kemi politiken; qeveritarë e opozitarë, ministra e deputet, i kemi edhe gjyqtarët e nëpunësit, profesorët dhe studentët, mësuesit dhe nxënësit mediat dhe shoqërinë civile! Jemi të gjithë të njëjtë sa që përjashtimet nuk ja vlen as të cilësohen. Po të njëjta i kemi edhe institucionet më me ndikim, ato fetare. Pra pa përjashtim, dëshpërues skajshmërisht! Nëse dikush dyshon në ketë që po e them, le te urdhërojë, të shikoj pak dhe të analizoj gjendjen në të cilën jemi katandisur”, potencon ai.

Duhanaj thekson se, jemi bërë për turp, por turp nuk kemi sepse na ka humbur ajo ndjenjë, nuk e gjejmë dot më!

“Nuk kemi qenë më mirë as në të kaluarën sepse po të ishim, sot do t'ishim pak me të mirë dhe pak më mirë. Kemi shpëtuar e mbijetuar si komb, çdoherë falë individëve që na i ka falë nëna natyrë apo Zoti dhe na kanë prirë në disa faza, bashkë me ndihmën e miqve ndërkombëtarë të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë për vetë ekzistencën tonë! Duke shikuar në ç'gjëndje kemi ra, po kam frikë se mos po fundosemi përfundimisht. Sepse jo vetëm që ne jemi shndërruar në njësoj kafshësh konsumuese, që hanë çfarë dhe nga kush t'u ofrohet, por i kemi helmuar edhe të rinjtë me ketë mallkim, deri tek fëmijët n'djep!”, pohon ai.

“Kam frikë që do të mallkoj gjaku i brezave! Gjak me të cilin, këto hapësira dhe kjo tokë, janë larë me gjak. Të mjerët ne për vetën tonë se po shkelim mbi ketë gjak!”, përfundon Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat