Djaloshi 14 vjeçar nga Vushtrria ka nevojë për ndihmën e juaj, rrezikon të mbetet i palëvizshëm

Lajme

Djaloshi 14 vjeçar nga Vushtrria ka nevojë për ndihmën e juaj, rrezikon të mbetet i palëvizshëm

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:21
Ermir Bajrai

Ermir Bajrami nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë po vuan nga një sëmundje e cila po ia humbet imunitetin e trupit dhe po e dobëson vazhdimisht, mjekët në Kosovë i kanë sugjeruar trajtim mjekësor jashtë Kosovës pasi që trupi i tij shumë shpejt mund të mbetet i palëvizshëm.

Familja e Ermirit po pret mbështetje financiare që nesër menjëherë ta dërgoj për trajtim në Beograd.

Familja e 14 vjeçarit ka kushte të rënda ekonomike pasi që jeton vetëm me një mbështetje sociale.

Prindi i Ermirit, Arsimi ka treguar se fillimisht i duhen mjete financiare për dërgim në spitalin e Beogradit ku më pastaj do të tregohet për gjendjen e tij shëndetësore dhe shumën e mjeteve financiare që i duhen për shërim.

Njerëzit e vullnetit të mirë mund ta ndihmojnë Ermirin duke e mbështetur financiarisht në xhirollogarinë e mëposhtme, apo duke e kontaktuar prindin e Ermirit, Arsim Bajrami 044 414 835.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat