Femra kujdes! Rruga s’kalohet kur jeni me taka, rrezikoni jetën

Lajme

Femra kujdes! Rruga s’kalohet kur jeni me taka, rrezikoni jetën

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 09:16
Pamje nga video

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga ana e këmbësorëve shpesh bëhet shkak i aksidenteve me pasojë jetën.

Kalimet e nxituara nga njëri krah i rrugës në tjetrin pa u siguruar mirë nëse është duke ardhur ndonjë makinë është tepër e rrezikshme, pasi askush nuk është më i shpejtë se makina, e aq më pak femrat në taka.

Momenti shokues kur një grua është munduar të kapërcejë rrugën por që është përplasur nga një makinë, edhe për shkak të takave, po bën xhiron e botës me një mesazh të qartë: Gjithnjë duhet pasur kujdes kur kalon rrugën.

Videoja e mëposhtme është filmuar në Nogales të Meksikës, fatmirësisht 22-vjeçarja e identifikuar si F.S ka mbijetuar, edhe pse ka qëndruar disa ditë në spital për të marrë veten nga plagët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat