Zëvendëskryeministri serb: Nëse kjo ndodh me Kosovën, i çojmë duart prej saj

Lajme

Zëvendëskryeministri serb: Nëse kjo ndodh me Kosovën, i çojmë duart prej saj

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:09
Rasim Ljajiq

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq është shprehur kundër konfliktit të ngrirë me Kosovën.

Për të konflikti i ngrirë nuk është një zgjidhje dhe ky problem nuk përfundon duke u lutur por duhet punë.

“Është lehtë të flasësh për një konflikt të ngrirë duke mos bërë asgjë mirëpo a mund të durojnë serbët e Kosovës? Edhe me Trump, politika e Amerikës ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar. BE edhe pse e dobësuar e ka të njëjtin qëndrim ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, ka theksuar Ljajiq.

Zëvendëskryeministri serb ka shtuar se nëse lejohet anëtarësimi i Kosovës në OKB atëherë nuk ka më për çfarë të diskutohet.

“Çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet aq shpejt sa disa njerëz në bashkësinë ndërkombëtare e presin. Për Kosovën është duke u folur intensivisht për dekada, s’mund të zgjidhet për disa muaj, madje pozicionet janë ende shumë të largëta”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat