Sejdiu: Po shtohet lista e keqpërdorimeve ngaj qytetarëve

Lajme

Sejdiu: Po shtohet lista e keqpërdorimeve ngaj qytetarëve

Nga: N.Sh Më: 13 korrik 2018 Në ora: 20:28
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Kosovës, Korab Sejdiu thotë se, pozita e Kosovës nuk e përfaqëson popullin por më pak 40% të qytetarëe.

Ai shkruan se, listës së keqpërdorimeve dhe abuzimeve të pushtetit ndaj Kosovës dhe qytetarëve,  tani po i shtohet përfaqësimi jolegjitim, ilegal dhe klandestin i Kosovës nga i njëjti grupacion interesash personale, edhe në këto bisedime jetike me Serbinë.

Lexojeni shkrimin e deputeti Sejdiu:

Pozita aktuale përfaqëson më pak se 40% të qytetarëve votues të Kosovës, që do të thotë, se përfaqëson një pjesë edhe shumë më të vogël të popullatës së përgjithshme. Anomalitë kushtetuese në vendin tonë, me mbipërfaqësim ekstrem për minoritetet, si dhe ndihma nga regjimi në Beograd, ua mundësuan ardhjen në pushtet. Fatkeqësisht, listës së keqpërdorimeve dhe abuzimeve të këtij pushteti ndaj Kosovës dhe qytetarëve tanë, si duket tani po i shtohet përfaqësimi jolegjitim, ilegal dhe klandestin i Kosovës nga i njëjti grupacion interesash personale, edhe në këto bisedime jetike me Serbinë. Edhe në këtë proces të kësaj rëndësie historike, qëllimi i këtij grupi mbetet mbijetesa politike dhe personale, në dëm të interesave tona kombëtare.

Le ta kuptojnë të gjithë, pëfshirë edhe BE-në si ndërmjetësuese, se në tryezën e bisedimeve me Serbinë, këta “përfaqësues” përfaqësojnë vetëm vehten dhe asesi shumicën dërmuese të qytetarëve të Kosovës. Marrëveshjet nga ata nuk kanë as fuqi juridike, e as morale, dhe si të tilla nuk janë të obligueshme për qytetarët e këtij vendi dhe qeveritë e ardhshme legjitime.

Një e ardhme paqësore dhe progresive e Kosovës, Serbisë, por edhe Ballkanit mund të ndodhë vetëm atëherë kur interesat e qytetarëve të Kosovës përfaqësohen nga përfaqësuesit e tyre legjitim. Çdo alternativë tjetër mbjellë vetëm fatkeqësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat