Mediat serbe: “Më mirë të kemi diçka sesa asgjë”, zgjidhja kreative për Kosovën të cilën do të mund ta pranonin edhe amerikanët!

Lajme

Mediat serbe: “Më mirë të kemi diçka sesa asgjë”, zgjidhja kreative për Kosovën të cilën do të mund ta pranonin edhe amerikanët!

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 11:13
Thaçi në Bruksel

“Më mirë të kemi diçka sesa asgjë”, citohet të ketë thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke komentuar qëndrimin serb në raport me Kosovën.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton tha se SHBA është gati të dëgjojë zgjidhje kreative për Kosovën.

Daçiç ka thënë se ndryshimi më i madh që erdhi nga administrata e re amerikane se ata janë “të gatshëm për të dëgjuar argumentet e Serbisë”, duke deklaruar se “dy vjet më parë, kur bisedonim me dikë”, na thoshin “kjo çështje është e kryer”.

Tani ata thonë “duhet të ketë një kompromis”, thotë Daçiq, dhe sipas tij, ky është një ndryshim i madh.

Dhe në këtë drejtim, duke aluduar në “rrethanat e reja” mediat serbe kanë hedhur hipoteza se cila do të ishte “zgjidhja kreative për Kosovën, e pranueshme edhe për amerikanët”.

Sipas Dragan Gjukanoviç, një profesor në Fakultetin e Shkencave Politike dhe nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme, zgjidhje kreative do të thotë se asnjë nga palët nuk do të jetë në gjendje për të ruajtur pozicionet e tyre maksimaliste.

“Kjo është kryesisht e lidhur me palën shqiptare ose me kërkesën e Prishtinës që Beogradi në mënyrë eksplicite të njoh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjerash Gjukanoviç.

Ai beson se në këtë kontekst do të kërkohet një zgjidhje përfundimtare, e cila ka gjasa të ndodhë shumë shpejt.

“Njohja, pa njohje” – një zgjidhje kreative është parë nga diplomati i karrierës Zoran Milivojeviç.

Ai thotë se Kosova do të njihet de facto, por jo de jure.

“Do të ishte një zgjidhje kreative. Për të përmbushur apetitet e shqiptarëve dhe gjithashtu që serbët të ruajnë fytyrën e tyre”, vlerëson ndër tjerash Milivojeviç.

Gjithsesi, Milivojeviç nuk ndalet me kaq.

Sipas tij, këtu gjithashtu do të duhej të përfshihej edhe “legalizimi i situatës në terren, por që veriu i Kosovës të jetë nën një lloj kontrolli serb dhe se në afat të mesëm dhe të gjatë, pavarësia nuk do të vihej në dyshim”.

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara nuk do të braktisin konceptin e Kosovës si shtet të pavarur dhe kufij të rinj për shkak të sulmit të NATO-s në vitin 1999, pasi kjo do të vinte në pikëpyetje legjitimitetin e ndërhyrjes ushtarake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat