Këtë shpërthim të diplomatit Milan St.Protic kundër krimeve serbe duhet ta dëgjojnë të gjithë

Lajme

Këtë shpërthim të diplomatit Milan St.Protic kundër krimeve serbe duhet ta dëgjojnë të gjithë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 16:13
Milan St.Protic

Historiani dhe ish-diplomati serb, Milan St.Protic, ka shpërthyer në një emision televiziv “Balkan Info” kundër krimeve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë dhe mënyrë se si serbët janë sjellë karshi vrasjes së mijëra boshnjakëve të pafajshëm.

Ai ka thënë se prapa masakrës së Srebrenicës qëndrojnë njerëz që vetëm rastësisht i takojnë popullit serb e të cilët janë të pamorlashëm dhe mbetje gjakpirëse që meritojnë çdo dënim. Protic është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të kaluarën ka qenë njëri nga kundërshtarët e Millosheviqit. Më pas ka qenë kryetar i Beogradit dhe ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Washington. Diplomacia serbe e kishte tërhequr nga posti i ambasadorit pasi e kishte kritikuar Vojislav Kostunicën publikisht.

“Krimi në Srebrenicë është absolutisht i pafalshëm. I pafalshëm sepse e kanë kryer serbët” ka thënë Protic.

Ai ka thënë se nuk i intereson se njerëz janë vrarë.

“A janë 3 mijë, a janë pesëdhjetë apo shtatë mijë, krejt është njësoj. Serbët s’kanë bërë gjëra të tilla asnjëherë më parë. Këta, me Mladicin në krye, këta nuk respektojnë asgjë, ata deri dje as serbë nuk kanë qenë, filluan të vrasin civilë...”

“E ne këtu qanim se do të shkonte ai në Hagë se a është kjo Gjykatë e drejtë ose. A është ku një oficer serb. Ai nuk është oficer serb, ai është një hiç. Kjo është çfarë jemi ne sot. Ne nderojmë sot atë” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat