Kryeministri bën hajgare, thotë se po i ruan mirë policët

Lajme

Kryeministri bën hajgare, thotë se po i ruan mirë policët

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 16:38
Pamje nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ishte sot në disponim të mirë. Ai gjeti kohë edhe të bëjë pak shaka në një konferencë për media.

Haradinaj i bëri të qesh të gjithë gazetarët prezent pas një përgjigje në pyetjen që iu bë në lidhje me raportimet se ai është kërcënuar.

Pyetjes së a e ndien veten të rrezikuar Haradinaj tha duke qeshur se ‘ai po i ruan policët’.

Haradinaj: …Edhe unë jam i sigurt

“Për kërcënimin, po, unë po i ruaj do policë, i kam bukur do, mirë jam kah i  ruaj. Unë jam kah i mbroj mirë, rehat janë. Për besë jam kah i ruaj mirë, nuk janë ankuar diçka. Ju siguroj që të sigurt janë, vetni, edhe unë jam I sigurt”, ka thënë Haradinaj me shaka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat