Vuçiq jep premtime të mëdha për serbët e Kosovës

Lajme

Vuçiq jep premtime të mëdha për serbët e Kosovës

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:01
Aleksander Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, porositi serbët e Kosovës se në shtator do të vijë për vizitë në Kosovë që të bisedojë me ta për të ardhmen e saj, ndërsa paralajmëroi projekte të reja infrastrukturore në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit.

Ai tha se asnjë vendim nuk do të merret pa serbët e Kosovës.

“Asnjë vendim nuk do ta marrim pa ju dhe unë vij në Kosovë në shtator, pasi dua të bisedoj me të gjithë ju dhe t’ju them se cilat do të jenë të rejat në bisedimet rreth të ardhmes së Kosovës, që të planifikojmë së bashku, të ndërtojmë së bashku dhe të jetojmë bashkërisht”, tha Vuçiq i cili përmes telefonit iu drejtua të pranishmëve në takimin e Listës Serbe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq në Mitrovicën e Veriut.  

Ai paralajmëroi se Serbia këtë dhe vitin e ardhshëm do të fillojë me realizimin e projekteve infrastrukturore në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit që kanë të bëjnë me ujësjellësin, kanalizimin, si dhe se do të investohet më shumë para se kurrë.

Vuçiq: Do të bëjmë më shumë se sa kemi bërë ndonjëherë

“Unë nuk do të flas shumë përveç se këtë vit, si dhe vitin e ardhshëm, do të fillojnë projektet më të mëdha të infrastrukturës në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit. Do të bëjmë ujësjellëse, kanalizime dhe gjithçka tjetër…Do të bëjmë më shumë se sa kemi bërë ndonjëherë, sepse duam të dëshmojmë se kemi qenë pranë popullit tonë, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë”, tha ai.

Vuçiq, po ashtu, premtoi se do të ndërtojë çerdhe për fëmijë në Shtërpcë e deri te ujësjellësi në Zubin Potoku. 

"Sa i përket zgjidhjes, ne jemi larg nga çdo zgjidhje, por ne do të vazhdojmë të luftojmë, andaj ju kërkoj ndihmë, sepse e dini më mirë se kush po lufton për Kosovën dhe ju e dini se kush është me ju", tha Vuçiq.

Ai, gjatë kësaj paraqitje telefonike rreth katër minutëshe, ka kritikuar opozitën dhe kundërshtarët tjerë, ndërsa premtoi  se do të realizojë të gjitha projektet për të cilat do të kenë nevojë qytetarët nëpër të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërsa, Marko Gjuriq, ka garantuar se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, serbët e këtushëm do të kenë më shumë siguri, mbështetje, para dhe gjithçka tjetër.

Gjuriq: Do të keni më shumë siguri

“Kam ardhur sot në Mitrovicë t’ju them se ndihem krenar me guximin dhe qëndrueshmërinë e juaj…T’ju falënderoj sepse keni kuptuar se duhet të bashkohemi rreth politikës së Beogradit, politikës së shtetit të Serbisë…Dua t’ju them se ata të cilët flasin se zgjidhjen e vetme që Beogradi nuk guxon ta pranojë, janë duke punuar që veriu i Kosovës të mos jetë në Serbi, ndërsa ne një gjë të tillë nuk do t’ua lejojmë…Ajo që dua sot të porosisë secilin serb të Kosovës është se e keni fjalën tonë, çfarëdo që të ndodhë në periudhën e ardhshme, do të keni veç më shumë…Do të keni më shumë siguri, para, mbështetje, dhe gjithçka tjetër”, theksoi Gjuriq.

Në anën tjetër, sekretari gjeneral i presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, e ka quajtur popullin serb të Kosovës argumentin më të mirë, pa të cilin askush në Beograd s’do të kishte pasur çka të punojë dhe as të flasë.

Sipas tij, disa përfaqësues të opozitës serbe, anëtarë të Kishës ortodokse serbe, por edhe aktivistet e njohura serbe Natasha Kandiq e Sonja Biserko, janë renditur në të njëjtin tabor vetëm për t’i bindur të gjithë në Serbi se më mirë është që Kosova në kufijtë ekzistues të mos preket dhe të mbetet shqiptare.

Selakoviq: Opozita dhe përfaqësues të Kishës serbe në të njëjtin tabor

“Nuk është çudi që janë renditur në të njëjtin tabor të gjithë ata goja e të cilëve është plot mbështetje për një Kosovë serbe, me ata të cilët i ka dekoruar, lartësuar, e ashtuquajtura Kosovë e pavarur. Prej nga në të njëjtin tabor përfaqësuesit e caktuar të opozitës serbe dhe disa anëtarë fatkeq të kishës tonë ortodokse, por edhe një Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko, të cilave pikërisht këtu në Prishtinë u kanë dhënë lëvdata dhe emra të rrugëve pak kilometra nga jugu i Mitrovicës. Dhe të gjithë këta po përpiqen të na bindin për një gjë, se më mirë është e gjithë Kosova të jetë shqiptare dhe Kosovë e pavarur, që kjo mos të preket, se kjo është një letër e shenjtë dhe për ta s’ka rëndësi se në Suharekë, Kaçanik, e gjithandej nuk ka mbetur asnjë serb, asnjë prift serb”, tha ai. 

Vuçiq paralajmëron ardhjen në Kosovë, premton investime të reja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, porositi serbët e Kosovës se në shtator do të vijë për vizitë në Kosovë që të bisedojë me ta për të ardhmen e saj, ndërsa paralajmëroi projekte të reja infrastrukturore në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit.

Ai tha se asnjë vendim nuk do të merret pa serbët e Kosovës.

“Asnjë vendim nuk do ta marrim pa ju dhe unë vij në Kosovë në shtator, pasi dua të bisedoj me të gjithë ju dhe t’ju them se cilat do të jenë të rejat në bisedimet rreth të ardhmes së Kosovës, që të planifikojmë së bashku, të ndërtojmë së bashku dhe të jetojmë bashkërisht”, tha Vuçiq i cili përmes telefonit iu drejtua të pranishmëve në takimin e Listës Serbe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën Marko Gjuriq në Mitrovicën e Veriut.  

Ai paralajmëroi se Serbia këtë dhe vitin e ardhshëm do të fillojë me realizimin e projekteve infrastrukturore në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit që kanë të bëjnë me ujësjellësin, kanalizimin, si dhe se do të investohet më shumë para se kurrë.

Vuçiq, po ashtu, premtoi se do të ndërtojë çerdhe për fëmijë në Shtërpcë e deri te ujësjellësi në Zubin Potoku.  

"Sa i përket zgjidhjes, ne jemi larg nga çdo zgjidhje, por ne do të vazhdojmë të luftojmë, andaj ju kërkoj ndihmë, sepse e dini më mirë se kush po lufton për Kosovën dhe ju e dini se kush është me ju", përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat