Action Bronson ka arritur dje në Kosovë.
Ai ka mbajtur konferencë për shtyp, ku foli për emocionet e të qenit i pranishëm në Prishtinë si dhe për koncertin që do të mbajë në kuadër të “Sunny Hill”.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme ai ka shijuar ushqimet tradicionale, të cilat ka deklaruar se i pëlqen shumë.
Më pastaj, këngëtari ka vizituar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin i cili i dhuroi atij një kornizë me figurën e “Hyjneshës në fron”.
“Action Bronson dhe unë [????] [????] [????] [????] [????] nga Prishtina me dashuri”, ka shkruar Shpendi.