Mark Nrecaj, i dyshuari për vrasjen e gruas dhe vajzës nga gjykata dërgohet në spital

Lajme

Mark Nrecaj, i dyshuari për vrasjen e gruas dhe vajzës nga gjykata dërgohet në spital

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetarja e Kallxo raporton se i dyshuari është dërguar me autoambulancë në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është parë i shtrirë në barelën e ambulancës.

Seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Mark Nrecaj i është përkeqësuar gjendja.

Gazetarja e Kallxo raporton se përkeqësimi i gjendjes ka ndodhur pasi prokurori ka lexuar pretendimet e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

I dyshuari qëndron i shtrirë në sallën e gjykimit ndërsa gjykatësi ka urdhëruar publikun të dalë jashtë deri kur të vijë ambulanca, raporton gazetarja.

Mark Nrecaj është arrestuar nën dyshimin se qëlloi për vdekje gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat