Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës - Bota Sot
Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:52
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se pajtohet për ridefinim të kufijve (demakracion) me shqiptarët në Kosovë.

“Unë pajtohem dhe kjo është politika ime, për ridefinim të kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt, kjo është gjithmonë potencial për trazira”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk mund të flas se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, sepse kjo do të zbulonte kartat e Serbisë në bisedime.

Vuçiq ka sqaruar edhe se marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse e cila nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa disa e mendojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...