Janjiq: Vuçiqi e Thaçi qe dy vjet po bisedojnë për ndarje

Lajme

Janjiq: Vuçiqi e Thaçi qe dy vjet po bisedojnë për ndarje

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:16
Dusha Janjiq

Analisti Dusha Janjiq ka deklaruar se nga fjalimet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk mund të përfundohet se ndarja e Kosovës është e përjashtuar.

"Se ajo (ndarja) nuk është e përjashtuar, flet fakti se ndarja përsëritet gjithnjë nga Ivica Daçiq (ministër i Punëve të Jashtme) si dhe prania në rendin e parë me gazetarë e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes), i cili po ashtu është për ndryshimin e kufijve në Ballkan“, i ka thënë agjencisë Beta Janjiq.

Ai ka shtuar se edhe paralajmërimi i Hashim Thaçit për mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk është gjë tjetër veçse një version i planit për kufizim e ndarje për të cilin kanë biseduar gjatë vitit të shkuar dhe sivjet Vuçiqi e Thaçi.

Fjalimi i pardjeshëm i Vuçiqit nuk la përshtypje sigurie sepse ai s’e tregoi forcën që rëndom e shfaq kur është i bindur në ndonjë gjë, tha Janjq.

Ai ka vlerësuar se në shtator nuk do të vendoset asgjë e re për çështjen e Kosovës sado që këtë e ka paralajmëruar Vuçiqi, porse në atë kohë Kosova e Serbia do të kuptojnë se shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

"Është e qartë se ekziston agjenda sipas të cilës veprojnë Vuçiqi e Thaçi dhe se ata dëshirojnë që procesin ta përfundojnë përmes një presioni të tmerrshëm ndaj opinionit duke paralajmëruar referendume të ndryshme”, ka thënë Janjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat