‘Shkëmbimi i territoreve, precedent i rrezikshëm’

Lajme

‘Shkëmbimi i territoreve, precedent i rrezikshëm’

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:48
Sasha Jankoviq

Kreu i Lëvizjes së qytetarëve të lirë, Sasha Jankoviq, thotë se çështja e Kosovës do të zgjidhet nga integrimi i saj në organizatat ndërkombëtare, që përfshin OKB-në, por pa njohjen e pavarësisë.

Jankoviq tha se sipas mendimit të tij, zgjidhja për çështjen e Kosovës do të përfshinte autonominë "territoriale dhe personale" për serbët në Kosovë dhe institucionalizimin e organeve të tyre vetëqeverisëse.

"Zgjidhja do të përfshinte një regjim të veçantë për mbrojtjen e të mirave më të rëndësishme fetare dhe kulturore-historike," tha ai.

Jankoviq ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka konceptin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por me disa variante taktike duke u përpjekur për të qëndruar në pushtet.

Sipas tij, plani për shkëmbimin e territoreve është një "precedent i rrezikshëm", që nuk është një zgjidhje e qëndrueshme.

"Çfarë do të ndodhë nesër me pjesën e Sanxhakut i cili është në Serbi dhe çfarë me veriun e Vojvodinës”, tha Jankoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat