Gjuriq: Kosovës ulëse në OKB, Serbisë asgjë - ide e keqe

Lajme

Gjuriq: Kosovës ulëse në OKB, Serbisë asgjë - ide e keqe

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 19:06
Marko Gjuriq

Për t'i dhënë Kosovës një karrige në Kombet e Bashkuara dhe për këtë Serbia të mos marrë asgjë, është njëjtë sikurse Serbia të pranojë pavarësinë e shpallur në të gjithë territorin e saj dhe të lihet përherë veriu.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq në përgjigjen ndaj qëndrimit të cilin e paraqiti Sasha Jankoviq në intervistë për javoren ‘Vreme’.

"Është një ide shumë e keqe," vlerëson Gjuriq pikëpamjen e kreut të Lëvizjes së qytetarëve të lirë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, por pa njohjen e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat