Kujdes! Një tjetër lojë si “Balen Blu” po vret fëmijët

Lajme

Kujdes! Një tjetër lojë si “Balen Blu” po vret fëmijët

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Adoleshentët duket se janë bërë gjithnjë e më të paparashikueshëm në gjetjen e mënyrave të reja për të lënduar fizikisht veten.

Fillimisht nisën të hanin kapsula xheli që përdoren për të larë rrobat. Pastaj filluan të dilnin nga makinat për të kërcyer këngën e re të Drake. Sikur mos të mjaftonte nisën të hidhnin një deodorant të tërë në lëkurë për të parë çfarë ndodhte.

Por, një tjetër lojë virtuale e ngjashme me “Balena Blu” po qarkullon së fundmi. Një karakter kukull, i quajtur ‘Momo’, i përdorur në këtë lojë të re,  është kthyer ne një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp.

Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me vetëvrasje.

Kjo lojë u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që qarkullonte në internet.

Kjo sfidë që ka futur në ‘rrjetën e saj’ tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me vdekjen e një 12-vjeçareje nga Argjentina.

Autoritetet e Buenos Aires po hetojnë lidhjen mes vdekjes së vajzës dhe kësaj loje të quajtur ‘Momo’.

Sipas mediave botërore, thuhet se 12-vjeçarja kishte postuar selfie duke bërë disa sfida përpara aktit të vetëvrasjes.

Autoritetet e shteteve të tjera janë të shqetësuara për dëmet që mund të shkaktojë kjo lojë e re e rrezikshme, pasi vazhdon të qarkullojë në mediat sociale, si Whatsapp.

Prindërit këshillohen që të kontrollojnë vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale të fëmijëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat