Fabio Mini tregon kush e bombardoi Serbinë dhe kur u pavarësua Kosova

Lajme

Fabio Mini tregon kush e bombardoi Serbinë dhe kur u pavarësua Kosova

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:04
Fabio Mini, ish–komandanti i KFOR-it nga tetori i vitit 2002 deri në tetorin e vitit 2003

Ish–komandanti i KFOR-it nga tetori i vitit 2002 deri në tetorin e vitit 2003, Fabio Mini, tash emisar ushtarak i Italisë në Kinë, për mediumin serb, ka zbuluar se “Serbia nuk është bombarduar nga NATO-ja por nga SHBA-ja dhe kur në fakt ishte planifikuar për pavarësi të Kosovës.

Duke folur për këtë medium, Fabio Mini ka thënë se Serbia, nuk ishte bombarduar me iniciativë të NATO-s, por me iniciativë të SHBA-së ashtu sikur dhe kishte qenë iniciativë amerikane ajo për pavarësinë e Kosovës.

“NATO - është dashur vetëm t’i nënshtrohet Amerikës pasi ajo vendosi të bombardohej Serbia... dhe kështu ka qenë. Sepse NATO - ja Washingtonit i ka shërbyer edhe për realizimin e projektit të pavarësisë së Kosovës. Pra, arsyeja pse jam i bindur se pse Serbia nuk duhet të hyjë në NATO, është e ditura e kahershme se kur hyhet në këtë aleancë, je nën kontroll të SHBA-së. Nuk mendoj se Serbia e dëshiron këtë”, citon media serbe të ketë thënë Mini.

"Pavarësia e Kosovës është projektuar në kohën e Bill Clintonit”, ka thënë me vendosmëri ai.

Gjenerali italian, Fabio Mini, i cili një vit qëndroi në krye të forcave shumëkombëshe në Kosovë, ka treguar se gjoja aeroplanët bombardues amerikanë nuk janë nisur nga baza ushtarake e NATO-s në Aviano por nga baza ushtarake amerikane në Aviano.

Image
Fabio Mini
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat