Analisti politik, Haki Abazi ka reaguar, pas vrasjes së gruas nga burri i saj në Gjakovë.
Kjo është vrasja e dytë brenda 2 jave në qytetin e Gjakovës, ku bashkëshorti e vret gruan e tij.
Abazi thotë se ne jemi të zotë veç me vra gra, shkruan gazeta “Bota sot”.
Sipas tij, me pas gjyqësi e drejtësi ata persona është dashur me i vjerrë.
“Për çka jemi te zote ne, me vra gra!?
Kriminel, ti nuk dallon prej të gjithë tjerëve këtu, e ke pa qe çkado që bën në këtë vend nuk dënohesh. Ndoshta veç kur bën mirë mundesh me u dënu. Por po të them se me pas gjyqësi e drejtësi në këtë vend në trekëndësh ish dashtë me të vjerrë ty bashkë me atë tjetrin dhe atë tjetrin nga Vlora... dhe atë tjetrin”, shkruan Abazi në facebook.